Site icon PORTALB

Sot dita e fundit e fushatës në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri, Votimi, Shqipëria, Zgjedhjet Parlamentare

Zgjedhjet në Shqipëri foto arkiv nga Anadolu Agency

Shkodra do të jetë qyteti nga ku Partia Socialiste, ajo Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të mbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, raporton Klan. Në orën 16:00 të pasdites Lulzim Basha kthehet në qytetin verior për të kërkuar votën e demokratëve për kandidatin Xhemal Bushati që garon për Bashkinë e Shkodrës të dielën.

30 minuta më vonë ish-Kryeministri Berisha do të mbyllë fushatën elektorale, duke i ftuar demokratët e Shkodrës që të votojnë kandidatin e opozitës së vërtetë, atë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Në të njëjtin orar me Berishën edhe Kryeministri Rama ka paralajmëruar mbylljen e fushatës elektorale në qytetin verior që është bastion i demokratëve nga viti 1990.

Exit mobile version