RMV, mbi 67 mijë vaksina me afat të skaduar përfunduan në deponinë Drislla

Ministria e Shëndetësisë njofton se në deponinë e Drisllës sot janë asgjësuar 67 mijë doza vaksina kundër virusit korona të cilave ju ka skaduar afati, konkretisht llojet Pfizer, Astra Zeneka dhe një pjesë e vogël e Sinofarm, transmeton Portalb.mk.

MSh informon se asgjësimi i vaksinave realizohet në disa faza, duke filluar nga sot dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme ku do të asgjësohen edhe 200 mijë doza të tjera, nga ku e gjithë procedura realizohet në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë.

“Theksojmë se të gjitha vaksinat që përdoren aktualisht janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe sipas procedurës ligjore, vaksinat me afat të skaduar fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas nis procedurë për asgjësimin e tyre, në bashkëpunim me MALMED”, informojnë nga MSh.

Ndryshe, brenda 24 orëve në vend u regjistruan 389 raste të reja me Covid-19 dhe 7 persona të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button