Site icon PORTALB

Qeveria e RMV-së: Ka rezerva të derivateve dhe drithërave, qytetarët të jenë të qetë

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut njoftoiu qytetarët që të mos kenë frikë, pasi ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe të drivateve të naftës në mallrat rezervë. “Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, derivate të naftës ka në shtet, tregtarët rregullisht furnizohen me lëndë djegëse në përputhje me kërkesën”, njoftoi Qeveria e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria apelon te një pjesë e tregtarëve me pakicë me derivate të naftës të mos e kufizojnë sasinë, gjegjësisht shumën deri ku e shesin lëndën djegëse që futet në automjete, kurse konsumatorët të mos presin në kolona në pompa të benzinës dhe të mos bëjnë rezerva të lëndëve djegës nga shkaqe të sigurisë”, njoftojnë nga Qeveria.

Në mënyrë shtesë, Qeveria edhe një herë i njofton qytetarët që të jenë të qetë, shteti ka sasi të mjaftueshme të drithërave në rezervat e mallrave. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, mullinjtë vendas kanë rezerva prej 45 mijë tonë grurë, sasi të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e tregut vendas deri në të korrat e ardhshme.

“E rëndësishme është që qytetarët të dinë se sipas të dhënave zyrtare statistikore kemi rritje të prodhimit të grurit i cili nga 195 mijë tonë në vitin 2017, vitin e kaluar është rritur në 253 mijë tonë. Qeveria do të vazhdojë me këtë ritëm të investimeve në prodhimin bujqësor edhe në periudhën e ardhshme, me të vetmin qëllim që të sigurojë siguri në prodhimin e degëve strategjike bujqësore”, thonë nga Qeveria.

Nga atje theksojnë se nëse prodhimi vendor i grurit është 253 mijë tonë, kurse nevojat vjetore për grurë janë rreth 300 mijë tonë, çdo vit pjesa tjetër e grurit sigurohet përmes importit nga Serbia. Importi i përgjithshëm i grurit në vitin 2017 ka qenë 87 mijë tonë, ndërsa në vitin 2021 është ulur dhe ka arritur në 74 mijë tonë.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi të njëjtën gjë në emisionin “Utrinski brifing” në Slobodna TV.

“Lidhur me atë që ndodhi dje, dua t’u bëj thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi, të mos bëjnë panik duke qenë se në vend ka sasi të mjaftueshme të naftës dhe derivateve të naftës. U bëj thirrje tregtarëve të derivateve të naftës që të mos kufizojnë sasitë që shesin në pikat e karburantit. Disa prej tyre e kanë bërë dje për të kursyer sasitë e tyre që kanë blerë për arsye spekulative. Ky është përfitim klasik ushtarak”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se nuk ka nevojë për panik pasi është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në kushte të luftës që po ndodh në Ukrainë dhe përsëriti se kemi mjaft derivate të naftës dhe nuk ka ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivatet e naftës.

Kryeministri theksoi se inspektorati i tregut dhe Drejtoria e të hyrave publike janë në terren për të parë gjendjen faktike dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Ndryshe, për shkak të situatës midis Rusisë dhe Ukrainës, qytetarët kanë filluar të shqetësohen dhe të bëjnë panik, nga frika e pasigurisë për mungesë të drithërave dhe derivateve të naftës.

Exit mobile version