Site icon PORTALB

Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës bën thirrje për përfundim të luftës

Foto ilustrim

Kompania e dytë më e madhe në Rusi për prodhim të naftës, Lukoil është duke bërë thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë, raporton ABC.

Në një deklaratë në faqen e saj në internet, kompania është shqetësuar nga “zhvillimet tragjike në Ukrainë” dhe ka thënë se mbështet negociatat për dhënie fund të konfliktit.

Bordi i saj ka bërë thirrje “për armëpushim të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e saj përmes negociatave dhe diplomacisë”.

Kjo besohet se është kompania e parë e madhe ruse që flet kundër pushtimit.

Exit mobile version