Site icon PORTALB

Tetovë, në shënimin e ditës së Komunës u ndanë mirënjohje (VIDEO)

U shënua dita e Komunës së Tetovës

U shënua dita e Komunës së Tetovës

Komuna e Tetovës sot në seancën e tetë të këshillit komunal, në formë simbolike shënoi ditën e saj, ku morën pjesë qytetarë nga veprimtari të ndryshme si dhe u ndanë mirënjohje ndaj personaliteteve dhe organizatave të ndryshme të cilat kontribuojnë në mënyrat e tyre për Tetovën, transmeton Portalb.mk.

Në seancë u ndanë mirënjohje për personalitete të shquara nga sfera të ndryshme të shoqërisë, të cilët kontribuuan në zhvillimin dhe afirmimin e qytetit të Tetovës. Po ashtu mirënjohje posmortum iu nda edhe për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Rafi Alilit, i cili kohë më parë ndërroi jetë.

Me mirënjohje u shpërblyen:

Kryetari i Komunës, Bilall Kasami u shpreh se “3 Marsi” shënon fillimin e erës demokratike në Tetovë.

“Në vitin 1992 u themelua këshilli i parë shumë partiak në Tetovë, duke shënuar kështu edhe fillimin e demokracisë institucionale në Tetovë. Ne, në vitin 1992 u ulën këshilltarët të cilët ishin zgjedhur nga vota e qytetarëve përmes një procesi demokratik dhe të lirë.  Qytetaret në përgjithësi menduan se me ardhjen e demokracisë do të zgjidhen të gjitha çështjet, mirëpo koha e dëshmoi të kundërtën sepse përkushtimi ndaj zhvillimit dhe ngritjes se procesit te demokracisë deri në shkallë të pranueshme për të gjithë nuk ka qenë sa duhet.  Pavarësisht kësaj qytetari i Tetovës që atë ditë filloi ta ndjej nga afër pushtetin lokal dhe për herë të parë e kuptoi se komuna është e tyre e jo e pushtetit qendror. Instalimi i një sistemi të ri demokratik u përcoll me shumë vështirësi dhe obstruksione që bëheshin nga pushteti qendror i cili nguronte t’u jepte pushtet komunave të cilat tashmë kërkon të udhëhiqnin me qytetin e tyre”, tha Kasami.

Ndryshe, Kasami gjatë fjalës së tij theksoi nevojën e riformulimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, duke theksuar se është e nevojshme që komunat të kenë decentralizim fiskal të plotë.

Seancën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Exit mobile version