Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut do të ndihmojë ushtarakisht Ukrainën

Armata e Maqedonise se Veriut, Ushtria e Maqedonise, Ministria e Mbrojtjes, ushtare

Në luftën përballë Rusisë së Vladimir Putinit, Ukraina do të ndihmohet ushtarakisht nga Maqedonia e Veriut, ndihmë e cila tashmë është shfaqur nga fuqitë euroatlantike, transmeton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë së Veriut i bashkohet mbështetjes gjithëpërfshirëse të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së dhe ka vendosur të dhurojë pajisje dhe furnizime ushtarake për forcat e armatosura zyrtare të Ukrainës”, bëjnë me dije nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria gjithashtu sqaroi që ndihma ushtarake e ofruar ndaj Ukrainës i përshtatet kërkesave të Ukrainës.

Exit mobile version