Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo votoi për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një seancë të posaçme urgjente për shkak të bllokimit të anëtarëve të përhershëm në këshill, transmeton CNN.

Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

“Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj,” tha ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore.

Votimi ishte procedural, duke mos u kërcënuar nga një tjetër veto.

Rezultatet ishin të ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në një postim në Twitter shkroi se rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së.


Franca ka paraqitur gjithashtu një rezolutë në lidhje me çështjet humanitare për shqyrtim të këshillit.

Ky është sesioni i parë special i urgjencës i OKB-së i Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1982 kur u mblodh një seancë speciale emergjente e OKB-së për të trajtuar situatën në zonën e territoreve arabe të pushtuara të Lartësive të Golanit.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button