Kosova kërkon nga SHBA-ja anëtarësimin më të shpejtë në NATO

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj, informoi sot se Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojnë integrimin e saj në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

“Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Bazuar në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe reflektimit të tij në mjedisin e përgjithshëm të sigurisë së Ballkanit Perëndimor, Evropës dhe Botës, kërkojmë nga SHBA dhe të gjitha vendet aleate dhe partnere të vendit, përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, kemi dëshmuar dhe konfirmojmë qëndrimin dhe vendosmërinë e fuqishme që jemi luftëtarë të denjë në mbrojtje të vlerave euroatlantike të lirisë, paqes dhe demokracisë, vlera mbi të cilat qëndron NATO dhe misioni i saj. Aleatë tanë, edhe ju vende, anëtare të NATO-s, që hezitoni në njohjen e realitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, Mos hezitoni më! Kjo është koha që të gjitha kombet e përgjegjshme të mos përjashtojnë askënd në vizionin e përbashkët dhe para së keqes së përbashkët”, shkroi Mehaj në faqen e tij në Facebook.

Kosova i është bashkuar vendeve të tjera në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Mehaj tha se qeveria e Kosovës ishte e gatshme t’i ofrojë ndihmë Ukrainës për çdo operacion ushtarak, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Uashingtoni.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë 635 ushtarë në Kosovë për të ruajtur paqen e brishtë si pjesë e një misioni paqeruajtës të NATO-s

Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Serbia apo aleati i saj tradicional Rusia. Katër anëtarë të NATO-s refuzojnë gjithashtu të njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga kundërshtimet e Rusisë.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button