Realitet paralel në televizionin shtetëror të Rusisë

Katër ditë pas pushtimit rus dhe televizioni i drejtuar nga Kremlini po u ofron shikuesve një realitet paralel, duke mbajtur linjën që forcat rebele nga lindja po përparojnë në Ukrainë me mbështetjen e forcave ruse që kryejnë “sulme precize” në infrastrukturën ushtarake ukrainase, shkruan BBC.

Mediave u kërkohet nga mbikëqyrësi i medias që të ndjekin narrativën zyrtare, kështu që shumica e kanaleve po i përmbahen serialeve televizive dhe shfaqjeve argëtuese.

Por Kanali një ka drejtuar një shfaqje politike maratonë duke justifikuar veprimet e Rusisë.

“Ishte një vendim i vështirë, i keq, por krejtësisht i pashmangshëm pasi nuk kishte mbetur asgjë tjetër,” tha prezantuesi Anatoly Kuzichev.

Nuk përmendet asnjë viktimë si rezultat i sulmeve ajrore ruse, dhe çdo vdekje civile është e lidhur me ushtrinë e Ukrainës ose “nacionalistët”.

Mediat shtetërore papagallëzojnë linjën zyrtare se ushtarakët ukrainas po hedhin armët në masë, duke hedhur poshtë raportimet e mediave të pavarura për kapjen e ushtarëve rusë.

Disa media të pavarura si Novaya Gazeta dhe Mediazona e kanë quajtur sulmin ndaj Ukrainës një luftë dhe një pushtim në vend të termit të Kremlinit “operacion special ushtarak”, duke sfiduar hapur një paralajmërim nga mbikëqyrësi i medias.

Ata zakonisht kanë një audiencë shumë më të vogël se faqet e internetit kryesore të lajmeve dhe TV shtetëror, dhe mund të përballen me gjoba të mëdha apo edhe bllokime.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button