U lëshuan raketa nga Bjellorusia në Ukrainë

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, thotë një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, transmeton BBC.

Kjo vjen pasi zyra e Presidentit Zelensky njoftoi sot se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin mes Bjellorusisë me Ukrainën. edhe pse ata nuk kanë thënë se kur.

Anton Herashchenko postoi pamjet në Facebook.

“Iskanderët u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”, ka shkruar ai. “Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku… kështu që ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?”

Në një deklaratë ukrainase më herët thuhej se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko “kishte marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorusi të mbeten në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button