Site icon PORTALB

Kjo video nuk është nga pushtimi rus në Ukrainë, por para dy vitesh

Sipas Reuters, videoja lidhet në mënyrë të rreme me krizën në Ukrainë dhe është pjesë e një shfaqje ajrore ruse nga viti 2020, shkruan Vërtetëmatësi.

Pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një ortek videosh në rrjetet sociale, por në mesin e këtyre videove ka disa që nuk datojnë nga pushtimi rus, por nga më herët.

I tillë është rasti me këtë video, e cila thuhet se përshkruan avionët luftarakë rusë duke fluturuar mbi Kiev. Videoja u publikua më 24 shkurt 2022, ditën kur filluan sulmet ruse. Në tekst thuhet se avionët luftarakë rusë kanë fluturuar mbi kryeqytetin ukrainas Kiev që nga mëngjesi ( 24 shkurt 2022), sepse Rusia ka çaktivizuar plotësisht sistemin ukrainas të mbrojtjes ajrore me armë me precizion të lartë.

Moska tha herët në mëngjes se operacionet speciale ishin duke u zhvilluar kundër bazave ushtarake të Ukrainës, mbrojtjes ajrore dhe objekteve të tjera ushtarake. Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm, thuhet në lajm.

Megjithatë, video nga e cila ka një ilustrim apo foto nuk është e vitit 2022, por e vitit 2020 dhe nuk ka lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Videoja origjinale u postua në YouTube në këtë kanal më 4 maj 2020.

Sipas Reuters, videoja lidhet në mënyrë të rreme me krizën në Ukrainë dhe është pjesë e një shfaqje ajrore ruse nga viti 2020. Titulli i videos origjinale është Flyby Moscow, që do të thotë se ndoshta është xhiruar në Rusi, jo në Ukrainë.

Për më tepër, kur kërkoni video në YouTube nga 4 maj 2020, mund të gjenden edhe pamje të ngjashme, ku avionët rusë fluturojnë mbi Moskë në formacione të ngjashme si pjesë e ushtrimeve të Ditës së Fitores.

Të njëjtin vlerësim kanë bërë edh kontrolluesit e fakteve të “USA Today”.

Prandaj, vlerësojmë se video e publikuar dhe e prezantuar si pjesë e pushtimit rus të Ukrainës me 24 shkurt 2022, nuk është e këtij viti dhe nuk mund të lidhet me këtë operacion, por është nga Moska e vitit 2020.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

Exit mobile version