Mbi 900 të arrestuar vetëm sot në protestat që mbahen në Rusi

Policia ruse arrestoi më shumë se 900 persona në protestat kundër luftës në 44 qytete ruse sot, tha grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info, transmeton The Guardian.

Kjo do të thotë se mbi 4,000 protestues janë arrestuar që nga pushtimi, duke nënvizuar goditjen e Kremlinit ndaj disidencës.

Disa nga protestat e së dielës lidhen me përvjetorin e vrasjes së kritikut të Putinit, Boris Nemtsov shtatë vjet më parë.

Ndërkohë, në ATM-të në Moskë ka pasur radhë teksa njerëzit reagojnë ndaj sanksioneve perëndimore të Swift.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button