Johansson: BE-ja duhet të përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për miliona refugjatë ukrainas që vijnë në bllok, tha sot komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, transmeton REL.

“Unë mendoj se ne duhet të përgatitemi për miliona,” u tha ajo gazetarëve në Bruksel, duke shtuar se ishte në favor të aktivizimit të direktivës së mbrojtjes së përkohshme të BE-së për të siguruar strehim për ata njerëz që vijnë në BE.

Në vitin 2001, direktiva ishte përgjigja e BE-së ndaj fluksit masiv të njerëzve të zhvendosur gjatë luftërave në Jugosllavi dhe Kosovë.

Sipas rregullave të tij, personave të zhvendosur nga vendet jo anëtare të BE-së u jepet mbrojtje e menjëhershme dhe e përkohshme.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button