SHBA: 54 milion euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se po dërgojnë gati 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, derisa ajo përballet me pushtimin rus, transmeton The Guardian.

“Shtetet e Bashkuara po ofrojnë afro 54 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për popullin e Ukrainës. Kjo ndihmë u mundëson organizatave humanitare të mbështesin qytetarët e Ukrainës tashmë në nevojë dhe ata të prekur rishtazi nga sulmi i pajustifikuar nga Rusia”, shkroi Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ai tha se SHBA-ja është e fokusuar në “nevojat urgjente humanitare të Ukrainës, si një pjesë e rëndësishme e përgjigjes sonë ndaj sulmit të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”.

Kjo ndihmë e re që do të kanalizohet përmes OJQ-ve përfshin “sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm të sigurt, strehimit, kujdesit shëndetësor emergjent dhe mbrojtjes”, tha Blinken në një deklaratë.

Blinken tha se ndihma e re do të ndihmojë gjithashtu grupet e ndihmës të mbajnë kontakte midis anëtarëve të familjes që janë ndarë nga lufta, “shpresojmë që të çojë në ribashkim në disa raste”.

Blinken lavdëroi vendet fqinje për pranimin e ukrainasve të arratisur “dhe ne po angazhohemi diplomatikisht për të mbështetur përpjekjet e tyre për të mbajtur kufijtë e tyre të hapur dhe për të ndihmuar ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.”

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës me afro 405 milionë dollarë ndihmë që kur Rusia pushtoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2014 dhe pushtoi gadishullin e Krimesë, thuhet në deklaratë.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button