Macron kërkoi nga Lukashenko largimin e trupave ruse nga Bjellorusia

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko i kërkoi që trupat ruse të largohen sa më parë nga Bjellorusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron dhe Lukashenko në një bisedë telefonike diskutuan sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Macron ka dënuar vendimin e Bjellorusisë për lejimin e vendosjes së armëve bërthamore të Rusisë në territorin e saj dhe ka kërkuar nga Lukashenko largimin sa më parë të trupave ruse që zhvillojnë një “luftë të njëanshme dhe të padrejtë”.

Në bisedë Macron ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë për të zhvilluar operacione humanitare kundër popullit të Ukrainës.

Gjithashtu Macron ka vënë në dukje se solidarizimi mes popujve të Bjellorusisë dhe Ukrainës, do ta drejtojë Bjellorusinë të refuzojë që të bëhet bashkëpunëtore e krimit të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button