Mjetet e blinduara ruse në Kharkov hasën në rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase

Vazhdojnë të dëgjohen shpërthime në kryeqytetin Kiev gjatë ditës së katërt të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Edhe pse mjetet e blinduara ruse hynë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkovin, ato hasën në rezistencë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Luftimet midis forcave ruse dhe ushtrisë ukrainase në rrugët e Kharkovit janë intensifikuar pasi ushtria ruse hyri në qytet si pjesë e një sulmi ndaj Ukrainës.

Sulmi i nisur nga Rusia më 24 shkurt u intensifikua në kryeqytetin Kiev, por edhe në Kharkov.

Megjithëse forcat ruse iu afruan Kievit, ata nuk arritën ta pushtonin qytetin. Në Kiev, ku janë dëgjuar shpërthime gjatë natës, herë pas here janë dëgjuar të shtëna në pjesët qendrore të qytetit.

Mijëra njerëz në të gjithë qytetin e kaluan natën duke u fshehur në garazhe metroje, stacione metroje dhe bodrume.

Shpërthimet, të cilat u ndalën për pak kohë, rifilluan në orën 09:50 të mëngjesit me orën lokale. Para kësaj, sirenat u dëgjuan në të gjithë qytetin.

Përleshjet ndodhën në Bucha, në veriperëndim të Kievit. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se një automjet i blinduar rus hapi zjarr dhe disa ushtarë rusë po lëviznin nëpër rrugët e Bucha-s.

Në Twitter, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov kujtoi rezistencën e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“72 orë rezistencë. Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por, ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë kundër rusëve sulmues”, tha Reznikov.

Duke thënë se i kanë treguar botës se Rusia nuk duhet të ketë frikë, Reznikov tha se “mbështetja për Ukrainën duhet të jetë më e fortë, siguria juaj varet nga ne”.

Ushtria ukrainase njoftoi se ka rrëzuar një “raketë lundrimi” të gjuajtur në Kiev nga një avion bjellorus Tu-22 mëngjesin e sotëm.

U raportua se rusët, edhe pse përparuan në Kharkov, hasën në rezistencë të ashpër.

Videot në rrjetet sociale dhe në mediat ukrainase tregojnë se si automjetet ushtarake ruse kalojnë nëpër qytet më herët gjatë ditës.

Kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkovit, Oleg Synegubov njoftoi se automjetet e lehta ushtarake “hynë në qytet” dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore dhe të mos largohen.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm, ndau gjithashtu video që tregonin automjetet e blinduara ruse duke u djegur. Ai tha se ka pasur “përleshje të rënda” nëpër rrugë.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button