Rusia: Në Ukrainë janë shkatërruar 975 objekte ushtarake

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov njoftoi se njësitë ushtarake ruse kanë shkatërruar infrastrukturën e gjithsej 975 objekteve ushtarake të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët, Konashenkov dha informacione lidhur me sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Konashenkov njoftoi se njësitë ushtarake ruse krahas Novoahtırka, Smolyaninovo në lindje të Ukrainës kanë marrë kontrollin e vendbanimeve Stanitsa Luhanska, Heniçevsk dhe të aeroportit Herson ndërsa kanë bllokuar qytetet Herson dhe Berdyansk.

Ai tha se kundër ushtrisë së Ukrainës janë përdorur nga ajri dhe deti raketat lundruese me rreze të gjatë. “Deri më sot Forcat e Armatosura Ruse kanë shkatërruar infrastrukturën e gjithsej 975 objekteve ushtarake të Ukrainës. Në mesin tyre, 23 qendra komandimi, 43 stacione radarësh dhe 31 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore”, tha Konashenkov.

Sipas tij, janë shkatërruar 223 tanke, 28 avionë, 39 raketahedhës dhe 143 pajisje ushtarake të ushtrisë së Ukrainës si dhe 471 ushtarë ukrainas janë zënë rob.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button