Forcat ruse hyjnë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë raportuar zyrtarët e qytetit, teksa Rusia vazhdon luftën në këtë shtet, transmeton REL.

Kryetari i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, tha sot se pajisje ushtarake “kanë hyrë në qytet” në ditën e katërt të pushtimit.

Raportimet janë konfirmuar nga Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili ka publikuar në platformën Telegram disa pamje që tregojnë makinat ruse duke lëvizur.

Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button