Site icon PORTALB

Padi për tre persona për kontrabandë me migrantët në Maqedoninë e Veriut

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre personave nga Pakistani në lidhje me kontrabandën me migrant, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 21 vjeçarit D.A., 18 vjeçarit M.A. dhe 35 vjeçarit B.R., të gjithë nga Pakistani, për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me migrantët”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin marrë nga një mijë euro për person.

Gjykatësi i procedurës ndaj të dyshuarve është përcaktuar 30 ditë  paraburgim. Ata dyshohet se gjatë javës kanë kryer bartjen ilegale të gjashtë migrantëve përmes vijës kufitare me Serbinë, me qëllim dërgimin e tyre në vendet e BE-së.

Exit mobile version