Site icon PORTALB

Ukraina kufizoi tërheqjen e parave nga bankat (FOTO-GALERI)

Foto nga situata në Ukrainë/AA

Foto nga situata në Ukrainë/AA

Banka Qendrore e Ukrainës ka kufizuar tërheqjen e parave të gatshme dhe transaksionet e këmbimit valutor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Banka Qendrore e Ukrainës thuhet se në vend është shpallur ligji ushtarak.

Më tej, thuhet se për shkak të vendimit në fjalë janë marrë kufizime të ndryshme në tregjet financiare.

“Operacionet në tregun ukrainas të këmbimit valutor janë pezulluar, përveç shitjeve në valutë të huaj. Shuma e tërheqjes së parave nga llogaritë bankare është gjithashtu e kufizuar në 100 mijë hryvnia (rreth 3.000 euro sipas këmbimit aktual)”, njoftoi Banka Qendrore.

Në njoftim po ashtu theksohet se këto hapa janë ndërmarrë për funksionimin e qëndrueshëm të sistemit financiar të vendit dhe funksionimin e pandërprerë të objekteve të infrastrukturës kritike.

Exit mobile version