Site icon PORTALB

Shkup, dje janë shqiptuar 184 gjoba për shkelje në komunikacion, 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar

Policia rrugore e Maqedonise

Policia rrugore e Maqedonise

Në territorin e Qytetit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar gjithsej 184 masa në kuadër të kontrolleve të përforëcuara në komunikacion, mes të cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 55 sanksione, transmeton Portalb.mk.

Për mosdhënie përparësi këmbësorëve janë vendosur 32 masa, informoi sot MPB, si dhe 22 sanksione për shkeljetqë bëjnë këmbësorët.

Janë shqiptuartetë masa për përdorim të telefonit, pesë sanksione për drejtim mjeti pa leje vozitjeje, pesë për shofer fillestar, 46 për parkim të parregullt.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Exit mobile version