Site icon PORTALB

Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën kundër hapjes së kazinos afër çerdhes në Tetovë

Kazinoja e re përballë çerdhes "Rinia"

Kazinoja e re përballë çerdhes "Rinia"

Aleanca për Shqiptarët do të mbështetë protestën kundër hapjes së kazinos në afërsi të çerdhes “Rinia” në Tetovë, të organizuar nga qytetarët dhe mbështetur nga Lëvizja Anti-Bixhoz, shkruan Portalb.mk.

Deputeti i kësaj partie Adnan Neziri, në konferencën e sotme për media deklaroi se, Aleanca për Shqiptarët mbetet kozistente në qëndrimin kundër hapjes së kazinove dhe lojrave të fatit në vendet e banuara dhe në afërsi të institicioneve arsimore, fetare, edukative dhe institucioneve.

“Sot jemi këtu për t’iu përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Anti-Bixhoz drejtuar partive politike për të mbështetur protestën kundër hapjes së kazinos në afërsi të çerdhes “Teteks”. Andaj, publikisht, ftojmë të gjithë anëtarët, sipmatizantët e Aleancës për Shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, pa dallime partiake që të martën në ora 14:00 në mënyrë masovike, të marrin pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët dhe mbështetur nga Lëvizja Anti-Bixhoz. Kjo protestë dhe kjo rrezistencë ndaj dukurive devijuese është obligim për të gjithë ne, që të parandalojmë degradimin dhe devijimin e fëmijëve dhe familjeve tona”, deklaroi Neziri.

Ai më tej shtoi se, deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të vijojnë edhe betejën institucionale për të ndryshuar Ligjin për lojërat e fatit.

“Ditëve në vazhdim do të dorëzojmë amendamentet tona për t’i larguar kazinot dhe bixhozin jashtë vendbanimeve. Paraprakisht do të takohemi edhe me drejtuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, për të kordinuar qëndrimet tona dhe kërkesat e tyre dhe për të fituar bashkë me qytetarët këtë betejë jetike për të ardhmen e shoqërisë tonë”, tha ai.

Kujtojmë se, të martën në Tetovë qytetarët do të protestojnë kundër hapjes së kazinosë së re e cila po ndërtohet shumë afër çerdhes “Rinia”, në vendnodhjen e ish fabrikës së “Teteksit” dhe e njëjta pritet të jetë me përmasa të mëdha. Nga lëvizja Antibixhoz kërkojnë që autoritetet të harmonizojnë qëndrimet dhe të sjellin ligj që do mbrojë qytetarin.

Exit mobile version