Pendarovski u takua me kryemininstrin bullgar në Mynih, diskutuan për grupet e punës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Konferencës së Mynihut ka realizuar takim me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski informoi përmes një posti në profilin e tij në Facebook se me kryeministrin bullgar, kanë diskutuar për dinamikën e grupeve punuese si dhe mundësive për përparim në planin evropian.

“Pata rastim të bisedojë me kryeministrit bullgar Petkov në margjinat e Konferencës së Mynihut, pas takimit të fundit në Shkup. Diskutuam për dinamikën e grupeve të punës, produktivitetin në atë plan dhe mundësitë për përparim në panin evropian, që do të nënkuptonte sukses të përbashkët”, ka shkruar Pendarovski.

Kujtojmë se, në kuadër të kësaj konference edhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, zhvilloi takim bilateral me homologun e tij bullgar. Dy kryeministrat verësuan se forma e re e bashkëpunimin përmes grupeve të punës do të krijon zgjidhje të problemeve si dhe që dialogu do të krijoj zgjidhje për të ardhmen evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button