Osmani nga Mynihu: Vendet tona të vazhdojnë të përparojnë në zgjidhjen e kontesteve bilaterale

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë të përparojnë në proceset e pajtimit dhe tejkalimit të kontesteve bilaterale, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin e tij gjatë panelit: “Një zbrazëti në zemrë e Evropë? Kthim në Ballkan”, që u mbajt sot, në kuadër të konferencës së Mynihut për Siguri, transmeton Portalb.mk.

Diskutimet, siç njoftoi MPJ, u fokusuan në riafirmimin e qasjes së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor si një partner strategjik dhe i besueshëm për Evropën, ku Osmani iu referua përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian.

“Çdo dështim për të ruajtur trajektoren evropiane të Ballkanit Perëndimor mund të ketë pasoja dramatike për vendet e rajonit dhe BE-së, përfshirë në aspektin e sigurisë dhe migracionit. Vendet tona duhet të vazhdojnë të ecin para në aspekt të pajtimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve bilaterale, në frymë evropiane, si dhe për të forcuar reformat themelore, veçanërisht në aspektin e sundimit të ligjit, bazuar në metodologjinë e reviduar për aderim”, tha Osmani.

Në ngjarje të pranishëm ishin, presidentiët e Sllovenisë, Borut Pahor dhe  Kosovës- Vjosa Osmani, Sekretari shtetërorë për Mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar, Ben Valas, ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ambasadori i SHBA-së në NATO, Julian Smith, Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button