Zvicra ka njohur pensionet e emigrantëve shqiptarë

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës. Kjo fal njohjes së ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore dhe një marrëveshje që u nënshkrua sot mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset, raporton ABC.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet: “Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore. Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset. Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive”.

Sipas Ministres Delina Ibrahimaj  janë rreth 2 mijë shqiptarë që pëfitojnë nga kjo nismë. Ndërkohë ministrja Delina Ibrahimaj u shprehe: “Janë rreth 2000 shqiptarë që do përfitojnë nga kjo marrëveshje. Do përfitojnë njohjen e viteve të pensionit. Më parë vitet e punëve të shqiptarëve që punonin në Shqipëri dhe ikin për punë në Zvicër, nuk njiheshin, ndërsa tashmë do të përfitojnë. Kjo marrëveshje do të kalojë në disa procedura dhe do firmoset nga presidencat përkatës për tu bërë aktive.” tha ministrja. /abcnews.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button