Site icon PORTALB

RMV, policia ka arrestuar dy kontrabandistë, në veturat e tyre u gjetën nëntë emigrantë nga Pakistani

Refugjat emigrant

Foto arkiv

Në rrugën rajonale R1103 në Demir Kapi, dje në ora 18:40, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovë kanë arrestuar J.R. (44) nga Gostivari pasi gjatë kontrollit të automjetit “BMW”, me targa të Gostivarit që drejtonte, janë zbuluar katër migrantë ilegal nga Pakistani, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Në ora 20:10, në vendin e quajtur Ostrovë, afër Negotinës, janë zbuluar edhe pesë emigrantë të paligjshëm nga Pakistani, të cilët paraprakisht ishin transportuar me veturë BMW, ndërsa është privuar nga liria E.M (28) nga fshati Vrapçisht.

J.R. dhe E.M. janë ndaluar në stacion policor dhe pas një bisede zyrtare kanë pranuar se të dy kanë marrë pjesë në pritjen dhe transportimin e emigrantëve të paligjshëm, thekson MPB.

“Në koordinim me PThP për krim të organizuar dhe korrupsion, kundër personave gjatë ditës do të ngrihet kallëzime penale për veprën penale kontrabandim me migrantë nga neni. 418-b paragrafit 2 dhe do të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup, ndërsa migrantët ilegalë janë dorëzuar në një qendër pranuese-transitore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Exit mobile version