Site icon PORTALB

Franca duhet të angazhohet në mënyrë strategjike në Ballkanin Perëndimor dhe pranimin e tij në BE

Emmanuel Macron, foto: Profili i tij në Facebook

Emmanuel Macron, foto: Profili i tij në Facebook

Franca të angazhohet në mënyrë strategjike dhe të besueshme në rajon. Ky shtet po ashtu duhet të riafirmojë mbështetjen e tij për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke marrë udhëheqje konstruktive për çështjet që lidhen me zgjerimin e BE-së, në veçanti mosmarrëveshjet dypalëshe, menaxhimin e migracionit dhe çështjet e sigurisë, transmeton Portalb.mk.

Këto janë disa nga konkluzat e dokumentit të politikave konceptuar si kontribut i pavarur dhe ekspert në përpjekjet franceze për ri-angazhimin me Ballkanin Perëndimor, pas një sërë konsultimesh në rajon dhe bashkëpunimi të strukturuar me grupet partnere dhe Institutin për Politika Evropiane. Ky dokument eksploron perceptimet e riangazhimit francez në rajon dhe pasqyron potencialin e Strategjisë 2019 për Ballkanin Perëndimor në dritën e Presidencës franceze të Këshillit Evropian dhe në kontekstin e debateve të mëdha për të ardhmen e Evropës.

Emmanuel Macron, foto: Profili i tij në Twitter

Propozimet për Francën lidhur me angazhimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë si vijon:

Forcimi i angazhimit diplomatik francez përballë mosmarrëveshjeve bilaterale

Tejkalimi i bllokadës së negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një prioritet ku Franca mund të ketë një ndikim të fortë politik. Dështimi për ta bërë këtë mund të ketë pasoja dramatike për rajonin dhe BE-në.

Kiril Petkov – Dimitar Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV
Adresimi i sfidave të migracionit

Përkeqësimi i situatës ekonomike dhe politike në të kaluarën (dhe sot) i motivon qytetarët e Ballkanit Perëndimor të migrojnë jashtë vendit, gjë që e ndërlikon më tej përparimin e rajonit. Dalja e fuqisë punëtore të kualifikuar, aksesi i lehtësuar në treg në vendet anëtare të BE-së, forcon spiralen e migracionit.

Ilustrim

nga fillimi i krizës së migracionit, thuhet në dokument, numri i kalimeve të parregullta ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin 2015, por rruga në Ballkanin Perëndimor ka mbetur aktive, me një rritje në dy vitet e fundit. Kalimet ilegale të kufirit nxisin krimin e organizuar, duke rrezikuar jetën e emigrantëve dhe në disa raste edhe të punonjësve të policisë. Mospërputhjet në politikat e vendeve anëtare të BE-së kanë çuar në paqëndrueshmëri në menaxhimin e krizës së emigrantëve përgjatë rutës ballkanike.

Ballafaqimi me terrorizmin

Një nga çështjet kyçe që BE-ja duhet të trajtojë në Ballkanin Perëndimor, për sigurinë në BE, si dhe për sigurinë e vendeve të rajonit, është lufta kundër terrorizmit. Problemet e brendshme të vazhdueshme, të shoqëruara nga paqëndrueshmëria politike, ekonomitë e brishta, nivelet relativisht të larta të varfërisë dhe korrupsionit dhe reformat e paplota të sistemit të sigurisë, kanë ofruar terren pjellor për radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Ballafaqimi me radikalizmin islamik dhe ekstremizmin e dhunshëm të krahut të djathtë si dy anë(reciprokisht mbështetëse) të të njëjtës monedhë.

Gjykata ua vazhdon paraburgimin imamëve dhe të dyshuarve tjerë për terrorizëm

Përndryshe, Franca aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian deri në qershor të këtij viti, të cilën e pasoi nga Sllovenia, gjatë së cilës nuk u arrit që Maqedonia dhe Shqipëria të fillonin negociatat me BE-në. Ngecja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, ka pamundësuar edhe fillimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Liderët evropian ndërkohë nuk pajtohen që dy vendet të ndahen në rrugën e tyre eurointegruese, pavarësisht se po bëhen dy vite që kur vendi mori dritë jeshile për fillim të negociatave, por euforia gjithmonë rritet dhe bie, sipas diskursit të Sofjes kundrejt Shkupit, që këto dy vite ka qenë i ashpër dhe decid se nuk mund të ketë negociata me BE-në pa zgjidhur mormarrëveshjet dypalëshe. Me ardhjen e kryeministrit të ri bullgar, Kiril Petkov, po ringjallen shpresa të reja për zgjidhje të ngërçit. Ai pas marrjes së detyrës, tha se për gjashtë muaj çështja mund të zgjidhet, për çka dy vendet kanë intensifikuar bashkpunimin përmes grupeve të punës në fusha përkatëse.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Exit mobile version