Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut u rritën çmimet në bujqësi

Bujqësi, tokë Foto: Suad Bajrami

Foto: Suad Bajrami

Investimet në bujqësi dhe çmimet e produkteve bujqësore janë rritur gjatë këtij viti në Maqedoninë e Veriut, si në pjesën e materialeve, mjeteve dhe çmimet finale, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit janar të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 14.9 %, ndërsa tek autputi rritja është për 4.4 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Çmimet për materialet (farat, energjia, plehrat, ushqimi, shërbimet, etj) janë rritur për 15.1 përqind, ndërsa për mjetet (makineritë, pajisjet, mjetet për transport dhe objektet) 10.6 përqind.

“Në pjesën autput, në janar të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, çmimet e prodhimeve bimore janë rritur për 4.7 përqind, kurse ato shtazore për 3.5 përqind”, sqarojnë nga Enti. Te autputi, rritje më e madhe është vërejtur te patatet për 49.7 përqind, drithërat dhe orizi për 16.2 përqind, etj.

Exit mobile version