Në Shkup është zhvilluar takim ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe ambasadorit të sapoemëruar çek në Shkup, Jarosllav Ludva, i cili premtuar përkrahje për Maqedoninë e Veriut në procesin eurointegrues, transmeton Portalb.mk.
“Republika e Çekisë e mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa shteti jonë do të ketë akoma mbështetje, veçanërisht që Republika e Çekisë që do të udhëheqë me Këshillin e BE-së prej 1 korrikut të këtij viti”, bëjnë të ditur nga Qeveria në lidhje me takimin Kovaçevski – Ludva.
Theksohet që në takim u vlerësua që RMV-ja ka rëndësi gjeostrategjike dhe BE-ja do të jetë më e siguritë me integrimin e saj.
“Në takim u vlerësua që nisma “Ballkani i Hapur’, si një hap drejt BE-së, dërgon drejt përmirësimit të raporteve ndërmjet vendeve të rajonit”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.