Gjysma e Shkupit mbeti në errësirë për rreth gjysmë ore

Pak pas orës 17:20, disa pjesë të Shkupit kanë mbetur pa energji elektrike, por vetëm pas rreth 30 minutave energjia elektrike u rikthye, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, me këtë problem u ballafaquan pjesët në Komunën e Karposhit, Kisella Vodës, Qendrës dhe Aerodromit.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov për TV21 njoftoi se deri te numri 112 ka arritur denoncim për zjarr në një largpëçues, si pasojë e të cilit nuk ka pasur furnizim me energji elektrike në pjesën dërmuese të Shkupit.

Ai tha se “shpërthim ka pasur në trafostacionin në lagjen Ilinden”, dhe “në Pintija nuk digjet trafostacion”.

Nga EVN thanë se shpërthimi i rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s është arsyeja që Shkupi mbeti në errësirë.

“Nuk ka pasur rrymë për shkak të shpërthimit të rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s, për të cilin nuk kemi informacion të plotë se çfarë ka ndodhur, por ekipet tona janë gjithmonë në dispozicion dhe në shërbim të MEPSO-së që Shkupi të ketë rrymë”, tha zëdhënësja e EVN-së, Lençe Karpuzovska.

Nga MEPSO njoftuan se shpërthimi në largpërçues në trafostacionin Shkup 4 drejt trafostacionit Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafostacionit, ishte shkaku për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, pjesë të Velesit dhe Ovçe Poles.

Këto dy faktorë kushtëzuan rënie të rrjetit te të dy transformatorët 400/110 kV, dhe me këtë edhe rënie të gjithë trafostacionit Shkupi 4 në lagjen Pintija.

Nga MEPSO thanë se defekti është sanuar dhe është kthye furnizimi me energji elektrike.

“Defektet janë izoluar dhe punohet në mënjanimin e tyre. Me këtë MEPSO njofton se edhe gjatë mbrëmjes mund të ketë ndërprerje të shkurtra të furnizimit të energjisë elektrike”, thanë nga MEPSO.

Reaguan edhe nga VMRO-DPMNE, pasi në momentet kur lideri i partisë, Hristjan Mickoski jepte llogari për punën e bërë të kryetarëve të kësaj partie.

“Kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga pushteti se pse nuk pati rrymë në momentet kur Mickoski jepte llogari për punën e bërë në komuna. Mickoski vazhdoi me llogaridhënie edhe në kushte kur nuk pati rrymë. Pushteti i LSDM-së dhe BDI-së ka borxh përgjigje dhe përgjegjësi për atë se pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk guxon të heshtë në demokraci”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM thanë se pretendimet e VMRO-DPMNE-së se dikush e ka fikur rrymën për shkak të Mickoskit janë në nivelin e konfuzionit me të cilin regjimi për 11 vjet keqpërdori institucionet, ndërpreu rrymën, ashensorët, vendosi aksidente në komunikacion, falsifikoi letërnjoftimet.

“Këtë në thelb e pranon edhe kryesia e VMRO-DPMNE-së në rastin “Titanik” dhe të gjitha krimet e regjimit. Hristijan Mickoski sot duhej të raportonte për Titianik, të jepte dorëheqje, të kërkonte falje dhe të kërkonte kthimin e partive te qytetarët. Ne shohim se në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta parti e regjimit me të njëjtin mendim dhe veprim të udhëhequr nga dyshja Mickoski – Gruevski”, thanë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button