Site icon PORTALB

Federata deri të martën do të regjistrojë ekipe të futbollit në Ligën për Fëmijë

Liga për Fëmijë për vitin 2022 do të organizohet në formë të shkurtuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, ndërsa për këtë garë do të pranohen ekipe deri më 15 shkurt, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë se është e hapur paraqitja për Ligën e Fëmijëve FFM 2022, e cila këtë vit do të luhet në formë të shkurtuar. Paraqitja mbaron më 15.02.2022. Paraqitjet e vonuara nuk do të llogariten”, paralajmërojnë nga Federata.

Dokumentet e nevojshme, ekipet duhet t’i paraqesin ne rajonin ku bëjnë pjesë: verior, perëndimor, jugperëndimor, Pellagonisë, qendrore, lindore.

Exit mobile version