Site icon PORTALB

Policia i mbylli katër lokale në Tetovë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Pas kontrolleve policore që u realizuan në disa lokale të Tetovës, Policia ka mbyllur katër të tilla për shkak se nuk kanë respektuar kufizimet kundër virusit kovid, transmeton Portalb.mk.

“Janë mbyllur katër objekte në bazë të nenit 64 nga Ligji për mbrojtje të popullatës nga sëmundjes ngjitëse dhe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut janë bllokuar”, sqarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar që në katër objekte janë kapur 27 persona pa certifikatën e vaksinimit kundër Kovid-19.

Ky aksion i policisë është realizuar së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike në dhjetëra objekte hotelerike dhe kazino në Tetovë dhe rrethinë.

“Në të gjitha objektet e kontrolluara është shqiptuar edhe dënim nga ana e DAP-it, pasi nuk kanë dhënë llogari fiskale”, raportojnë nga Policia, duke sqaruar që në dy objekte janë kapur persona që punojnë si sigurim, por pa pasur licencën përkatëse.

Exit mobile version