Sot do të fillojë pjesa e dytë e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, derbi i javës do të zhvillohet nesër

Ndeshjet e futbollit në kuadër të Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë sot me ndeshjen Bregallnica – Renova, ndeshje e cila shënon fillimin e pjesës së dytë të sezonit 2021/22, transmeton Portalb.mk.

Kjo ndeshje e cila fillon prej orës 14:00 është në kuadër të javës së XIX-të, ndërsa pesë ndeshjet tjera të kësaj jave do të luhen nesër në orar të njëjtë:

Shkupi – Akademija Pandev

Shkëndija – Struga Trim&Lum

Skopje – Borec 1919

Pelister – Rabotniçki

Makedonija Gj.P.- Tikvesh

Pjesa e parë e kësaj sezone mbaroi ashtu që Shkupi i vetëm u rendit në vendin e parë me 42 pikë, Akademija Pandev me 35 pikë, Shkëndija me 34, ndërsa Renova ne pozitën e pestë me 27 pikë, Struga në pozitën e shtatë me 26 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button