Site icon PORTALB

Indeksi i demokracisë: Maqedonia doli nga grupi i vendeve me “regjim hibrid”

Në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, janë 13 vende që kanë kaluar nga një kategori në tjetër. Nëntë janë renditur më keq, ndërsa vetëm katër shtete kanë lëvizur nga një kategori më e ulët në më të lartë, e mes tyre është edhe Maqedonia e Veriut. Vendi jonë, së bashku me Moldavinë dhe Malin e Zi, janë tre vendet që kanë kaluar nga “regjimet hibride” në “demokraci të papërsosura”. Vendi i katërt që është renditur më mirë është Mauritania – nga kategoria “autoritare” në “regjime hibride”, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Ndërsa krahasuar me rajonin, më keq se ne renditet vetëm Mali i Zi, i cili është një pozitë më poshtë se Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, e cila është në grupin e “regjimeve hibride”.

Maqedonia e Veriut nuk është më në grupin e vendeve me “regjim hibrid”, por ka kaluar në një kategori më lart, në “demokraci të papërsosura”, tregon Indeksi i Demokracisë për vitin 2021, që e publikon magazina britanike “Ekonomist”.

Krahasuar me vitin 2020, kur vendi renditej në pozitën 78 nga 167 vende me rezultat 5,89 dhe ishte në grupin e “regjimeve hibride”, Indeksi i Demokracisë për vitin 2021 tregon se vendi ka shënuar përmirësim dhe renditet në pozitën e 73-të me rezultat 6,03.

Kjo e vendos Maqedoninë e Veriut në grupin “demokraci të papërsosura” në të cilin gjenden gjithsej 53 vende.

Krahas Indeksit për vitin 2020, vendi u rendit si “regjim hibrid” edhe për vitin 2019 (pozita e 77-të) dhe 2018 (pozita e 78-të).

Si renditen vendet e rajonit?

Nga vendet përreth, në të njëjtën kategori – “demokraci të papërsosura”, por renditen më mirë janë: Greqia (pozita 34-të me rezultat 7,56); Sllovenia (pozita 35-të me rezultat 7,54); Bullgaria (pozita 55-të me rezultat 6,64); Kroacia (pozita 56-të me rezultat 6,5); Serbia (pozita 63 me rezultat 6,36) dhe Shqipëria (pozita 68 me rezultat 6,11).

Një pozitë më keq pas Maqedonisë së Veriut, por me vetëm 0,01 pikë më pak është Mali i Zi (pozita 74-të me rezultat 6,02).

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë dy pozitat e fundit sipas renditjes në grupin “demokraci të papërsosura”.

Në kategorinë poshtë saj – “regjim hibrid” nga rajoni është Bosnja e Hercegovina (pozita 95-të me rezultat 5,04).

13 vende e ndryshuan kategorinë- vetëm katër për mirë, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut

Sipas Indeksit të Demokracisë Globale, në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 janë 13 vende që kanë kaluar nga një kategori në tjetrën. Nëntë janë renditur më keq, dhe vetëm katër vende kanë lëvizur nga kategoria më e ulët në atë më të lartë, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut. Vendi jonë, së bashku me Moldavinë dhe Malin e Zi, janë tre vende që kanë kaluar nga “regjimet hibride” në “demokraci të papërsosura”. Vendi i katërt që ka kaluar në kategori më të mirë është Mauritania – ka kaluar nga regjime “autoritare” në “regjime hibride”.

“Duke qenë se ishte një nga rajonet me rezultatet më të këqija që nga publikimi i Indeksit të Demokracisë, Evropa Lindore në vitin 2021 kaloi të gjitha rajonet e tjera, duke shmangur rënien e rezultatit mesatar për rajonin. “Tre vende (Moldavia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) i kanë përmirësuar rezultatet e tyre mjaftueshëm për të kaluar nga ‘regjime hibride’ në ‘demokraci jo të plota”,  shkruan në raport.

Nëntë vendet që kanë rënë në kategorinë më të keqe janë: Kili dhe Spanja – nga “demokraci të plota” në “demokracitë e papërsosura”; Ekuadori, Meksika, Paraguai dhe Tunizia – nga “demokracitë e papërsosura” në “regjime hibride”; Kirgistani, Haiti dhe Libani – nga “hibride” në “regjime autoritare”.

Cilat janë demokracitë më të mira dhe cilat janë regjimet më të këqija autoritare?

Indeksi i Demokracisë i ndan vendet në katër grupe: “demokraci të plota” në të cilat renditen 21 vende; “demokraci të papërsosura” – 53 vende; “regjime hibride” – 34 vende; dhe “regjime autoritare” – 59 vende.

Më së mirë të renditura janë: Norvegjia, Zelanda e Re, Finlanda, Suedia dhe Irlanda.

Në fund të listës janë Afganistani, Mianmari, Koreja e Veriut, Republika Demokratike e Kongos dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Indeksi i Demokracisë vlerësohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë civile.

Exit mobile version