Site icon PORTALB

RMV, Besimi: Rritja e pagës minimale është zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme

Fatmir Besimi

Fatmir Besimi

“Rritja e pagës minimale si masë që është pjesë e programit qeveritar, nuk nënkupton vetëm rritje të pagës minimale, por propozohet një zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme e ofruar përmes metodologjisë së re”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në intervistën për “Agjenda 35” në MRTV, raporton Portalb.mk.

“Rritja e pagës minimale prej 15.200denarë18.000denarë është rritje e njëhershme e pagës minimale me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare. Por, ajo që ka rëndësi është se bëhet fjalë për zgjidhje sistematike përmes metodologjisë së re për harmonizimin e pagës minimale me 50% nga rritja e pagës mesatare dhe 50% nga përqindja e indeksit të jetesës”, tha Besimi.

Ai theksoi se kjo do të rrisë produktivitetin, si dhe konkurrencën e ekonomisë dhe se kjo masë që plotësohet me masat e ndërmarra për përkrahjen e ekonomisë dhe investimeve, kërkimit dhe zhvillimit, përforcimit të kapitalit njerëzor dhe konkurrencës dhe kështu edhe normat e rritjes.

Në këtë intervistë, ministri Besimi potencoi se gjatë këtij viti, sfidat kryesore që do të ndikojnë mbi projeksionet për rritje janë kriza energjetike, që filloi në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe veçanërisht në tremujorin e katërt dhe çmimet në tregjet evropiane që reflektohen edhe në vendin tonë.

“Siç kemi reaguar gjatë pandemisë, kur kemi krijuar dhe realizuar pako për përkrahje, me ç’rast kontribuam që rënia e PBB-së të zbutet për 4.2% në vitin 2020, kështu reaguam edhe në mënyrë proaktive sa i përket krizës energjetike. Që të mos ketë ndërprerje me qëllim që të sigurohet furnizim i rregullt me energji elektrike dhe që çmimi në tregun e rregulluar të zbutet, gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, u siguruan mjete në vlerë prej 90 milionë eurove dhe gjatë këtij viti do të sigurohen mjete në vlerë prej 80 milionë eurove. Gjithashtu, një nga masat ishte edhe ulja e TVSH-së për energjinë elektrike, pastaj çmimi më i ulët i ofruar nga ESM-ja sesa çmimi aktual me qëllim që të mos ketë rritje më të madhe të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë”, deklaroi Besimi.

Ai tha se masë tjetër është edhe përkrahja e kategorive të ndjeshme që marrin përkrahje për energji elektrike dhe përfshin 30000 familje dhe 9000 pensionistë, si dhe masa për varfëri energjetike që realizohet pas shpallje së krizës energjetike, duke shtuar se janë ndërmarrë masa në mënyrë që ekonomia jonë të mund ta tejkalojë gjendjen me krizën energjetike.

Ministri porositi se në periudhë krize duhet të reagohet menjëherë dhe urgjentisht që të shpëtohet ekonomia dhe të zbuten efektet, kurse në periudhë afatmesme të vendosen themelet e mirëmbajtjes fiskale.

“Këtë e realizuam gjatë vitit të kaluar në Buxhetin për vitin 2021, ku vendosëm një kornizë pesëvjeçare. Deficiti buxhetor nga 8.2% në vitin 2020, në vitin 2021 e zvogëluam në 5.4%, kurse ishte i projektuar në 6.3%. Këtë vit kemi projeksion të deficitit buxhetor prej 4.3% dhe me projeksionin deri në vitin 2026, deficiti të zvogëlohet në nivel prej 2.2%, theksoi ministri dhe shtoi se kjo nënkupton se deficiti më i ulët buxhetor me norma më të larta të rritjes do të kontribuojë drejt uljes së borxhit publik.  Gjithashtu, në periudhë afatmesme projektuam përshpejtim të rritjes ekonomike. Nëse në vitin 2021 pritëm rritje prej 4.1% (apo më shumë), në vitin 2022 projektuam rritje prej 4.6% dhe i njëjti në vitet e ardhshme do të tejkalojë 5% në nivel vjetor”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Exit mobile version