Kosovë, arrestime në Kamenicë dyshim për keqpërodrim të detyrës zyrtare

Një tender në vlerë 35 mijë eurove ka qenë cak i hetimeve të Krimeve Ekonomike ndërsa katër persona janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, raporton Kallxo.com, transmeton Portalb.mk.

Policia ka njoftuar se tre anëtarë të komisionit vlerësues të Komunës së Kamenicës kishin nënshkruar raportin e pranimit të mallit pa e pranuar realisht atë.

Anipse mallin nuk e kishte dërguar, kompania kishte marrë paratë. Tenderi për të cilin u arrestuan katër persona kishte të bënte me inventar për shkolla në Kamenicë.

Lidhur me rastin KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Gjilanit, Arben Kadriu.

I njëjti tha se fjala është për tenderin e Komunës së Kamenicës për disa dollapë nëpër shkolla.  Sipas Kadriut, rasti është hetuar tash e një kohë dhe kanë udhëzuar edhe Policinë për veprime të mëtutjeshme.

Kadriu konfirmoi se tre anëtarët e komisionit vlerësues të Komunës P.J, I.Z, dhe F.D, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa pronari i kompanisë A.K., dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe mashtrim me prokurim publik.

Pas arrestimit, të njëjtit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të rastit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button