Site icon PORTALB

Në pikën kufitare Bllacë u konfiskuan 5 kg stoli ari me vlerë 156 mijë euro (Foto)

Stolitë e arit të konfiskuara në pikën kufitare Bllacë, foto: Doganat e Maqdonisë

Stolitë e arit të konfiskuara në pikën kufitare Bllacë, foto: Doganat e Maqdonisë

Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare Bllacë, në një automjet i cili ishte paraqitur për të dal nga shteti, ekipet mobile të Sektorit për Punë Operative pranë Drejtorisë së Doganave kanë parandaluar kontrabandën e 5 kg stoli ari, njoftuan Doganat e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Përkatësisht më 8 shkurt 2022, në dalje të shtetit, në pikën kufitare Bllacë, në orët e pasditës për kontroll doganor është paraqitur një automjet me targa serbe ndërsa i drejtuar nga shtetas maqedonas. Gjatë kontrollit të detajuar nga ekipet mobile kanë vërejtur parregullsi në zonën ndërmjet dy sediljeve të përparme, gjegjësisht hapësira mbi marmitën ka qenë e mbyllur”, thuhet në njoftimin e Doganave.

“Në automjet, në hapësirën ndërmjet dy sediljeve të përparme, është gjetur një bunker i hapur, i punuar posaçërisht, në të cilin kishte 10 pako me stoli ari në vlerë prej 9.604.430 denarë dhe me peshë të përgjithshme prej 5097,59 gram”, thuhet në njoftim.

Nga Dogana njoftojnë se stolitë e arit dhe automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa shoferi është ndaluar nga policia.

Stolitë e arit të konfiskuara në pikën kufitare Bllacë, foto: Doganat e Maqdonisë
Exit mobile version