Site icon PORTALB

Aksion policor, u konfiskua sasi e madhe e marihuanës

Oliver Spasovski

Aksione të mëdha policore për konfiskim të drogës janë duke u zhvilluar sonte në Strumicë dhe Resnjë. Kështu ka bërë të ditur sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Ditarin e Televizionit të Maqedonisë, transmeton 360 Shkallë.

Pas përfundimit të veprimeve pritet informacion i detajuar nga Ministria e Brendshme për sasitë e sekuestruara të drogës.

Bëhet fjalë për dy raste të ndara të konfiskimit të marihuanës.

Exit mobile version