Ministrja Petrovska në takim me Sindikatën do të ofrojë zgjidhje për “paditë e të punësuarve në Mbrojtje”

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë kësaj jave ministrja Sllavjanka Petrovska do të takohet me Sindikatën reprezentative të Mbrojtjes për të diskutuar dhe ofruar zgjidhje në lidhje me çështjen e pagesës së shtesave dhe punës jashtë orarit të punës, për të cilën qindra ushtarë e kanë paditur Armatën e Maqedonisë së Veriut pasi që pretendojnë se nuk u janë paguar, shkruan Portalb.mk.

“Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në prioritetet e saja më të larta në punën e saj e përfshin dialogun me sindikatat. Gjatë kësaj jave do ta ftojë kryesinë e sindikatës përfaqësuese në mbrojtje dhe më pas do të takohet me përfaqësues të sindikatave tjera. Qëndrimi i ministres është se të drejtat e punonjësve duhet të mbrohen dhe respektohen. Në atë drejtim, ndër të tjera, ministrja do të ofrojë zgjidhje për pagesën e shtesave dhe punës jashtë orarit”, thonë për Portalb.mk nga Ministria e Mbrojtjes.

Ata shtojnë se takimet e ministres Petrovska me sindikatat e mbrojtjes do të jenë të rregullta, së paku dy herë në muaj me iniciativë të saj.

Siç theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes punonjësit e Mbrojtjes dhe Ushtrisë kanë marrë kushte drastike më të mira dhe të drejta më të mëdha në katër vitet e fundit, kryesisht si rezultat i punës me sindikatat. Ata premtojnë se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë dhe do të forcohet.

2 dhjetor të vitit 2021 Portalb.mk informoi se qindra të punësuar në Armatën e Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve dhe ushtarë profesionistë, po e padisin shtetin pasi që pretendojnë se nuk u paguhen shtesat dhe angazhimi për punë gjatë natës. Ata këtë e kanë bërë duke u thirrur në Ligjin për Marrëdhënie Pune. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes (MM )pretendon se shtesat për punë gjatë natës u paguhen në bazë të Ligjit për MbrojtjeShërbim në Armatën e RMV-së dhe Marrëveshjen Kolektive për të Punësuarit në Mbrojtje. Sipas të dhënave të ministrisë, shteti i ka humbur 400 prej 2.000 lëndëve dhe u ka paguar të punësuarve rreth 125.000 euro. Sindikatat u japin të drejtë ushtarëve.

Për më shumë lexoni storjen: Qindra ushtarë në RMV e padisin shtetin pasi pretendojnë se nuk u paguhet puna gjatë natës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button