Site icon PORTALB

Beogradi përgatitet për takimin me Prishtinën

Ivica Daçiç, Katherine Ashton dhe Hashim Thaçi

Ivica Daçiç, Katherine Ashton dhe Hashim Thaçi

Në Beograd, udhëheqësit më të lartë shtetëror do të mbajnë sot edhe një takim, para raundit të ardhshëm të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. 

Të martën, më 2 prill, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, takohen me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton.

Pas konsultimeve të sotme në Beograd, pritet që nënkryetari i qeverisë serbe, Aleksanda Vuçiq, të marrë vendim nëse do t’i bashkohet kryeministrit Daçiq në  Bruksel.

Kreu shtetëror serb ka mbajtur një takim të ngjashëm të premten që shkoi, pas të cilit Marko Djuriq, këshilltar i presidentit serb, pati thënë se situate “është dramatike sikurse që ka qenë para konferencave në Dayton dhe Rambouillet”.

Exit mobile version