Site icon PORTALB

RMV, për 24 orë 1.045 raste të reja dhe 29 të vdekur nga Covid-19

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1045 raste të reja me Covid-19 nga 4695 testime të kryera, prej rasteve të reja u regjistruan 132 riinfektime, 29 të vdekur, dhe 2418 të shëruar njofton, Portalb.mk. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 persona të vdekur: 11 të vdekur nga Shkupi (67vjeç, 74vjeç, 74vjeç, 76vjeç, 77vjeç, 77vjeç, 77vjeç, 77vjeç, 80vjeç, 83vjeç dhe 85vjeç), 3 të vdekur nga Prilep (87 vjeç, 87 vjeç, nga Prilep 87 vjeç, 74 vjeç, 76 vjeç, 77 vjeç, 77 vjeç dhe 86 vjeç), 2 të vdekur nga Tetova (57 vjeç dhe 76 vjeç) dhe Shtipi (65 vjeç dhe 79 vjeç) dhe një i vdekur nga Kratova (81vjeç), Krusheva (82 vjeç), Negotina(85 vjeç), Ohri (86 vjeç), Resnja ( 64 vjeç), Kumanovë (76 vjeç) dhe Strugë (69 vjeç). Nga të raportuarit, të gjithë vdiqën në spital.

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin, janë raportuar edhe 4 persona të vdekur, Shkupi (2), Sveti Nikolla (1) dhe Strumicë (1). Të vdekurit janë të moshës 64 deri në 82 vjeç. Nga personat e raportuar, një ka ndërruar jetë në kushte spitalore dhe 3 persona në shtëpi. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën 23.01.2021 – 02.02.2022.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve (n = 29), 6 persona kanë qenë të vaksinuar plotësisht, dhe 26 persona kanë qenë me sëmundje shoqëruese.

Të infektuar gjithsej, raste aktive gjithsej

2.418 janë shëruar nga:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.818.882 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 278.182, numri i të shëruarve është 257.280, numri i të vdekurve është 8.578, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.324.

Exit mobile version