Site icon PORTALB

Kosova regjistron 4 viktima dhe 1,721 raste të reja me COVID-19

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot në Kosovë janë regjistruar katër viktima dhe 1,721 raste të reja me sëmundjen COVID-19, transmeton REL.

Rastet e reja dolën pas testimit të 8,205 mostrave, që i bie se 20.97 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, janë shëruar edhe 2,704 pacientë.

Raste aktive aktualisht janë 30,097.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2,407 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë, aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 807,900 persona.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër koronavirusit, ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizer/BioNTech.

Exit mobile version