Site icon PORTALB

Buxheti i ulët që i ndahet, e zhyt në borxhe çdo vit Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut

Prokuroria Publike në Shkup Foto: Portalb.mk

Prokuroria Publike në Shkup Foto: Portalb.mk

Korniza strategjike, ligjet dhe zbatimi janë tre shtyllat kyçe për reformat në gjyqësor, në radhë të parë të gjyqësorit dhe prokurorisë në aspektin e ndryshimeve të integrimit evropian. Përderisa dy shtyllat e para kanë një vlerësim relativisht të kënaqshëm, zbatimi i reformës në drejtësi është elementi që ka nevojë për një dozë “përforcuese” të reformës. Të gjithë treguesit referojnë se kjo dozë “përforcuese” duhet të jetë kryesisht financiare, gjegjësisht më shumë para nga buxheti për zbatimin e reformave, transmeton Portalb.mk.

Buxhetimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, ekspertët e fokus grupit e vlerësuan si elementin ndoshta më të rëndësishëm në arritjen e një pavarësie efektive në këto fusha. Sipas rregulloreve ligjore, shteti është burimi kryesor i të ardhurave edhe në gjyqësor edhe prokurori, edhe atë kryesisht nga buxheti i shtetit, një pjesë e të cilit sigurohet nga fondet e veta, kurse një pjesë nga grantet e donatorëve ndërkombëtarë.

Në gjyqësor, baza ligjore kryesore për buxhetimin është një përqindje nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i shtetit dhe kjo përqindje për vite është 0.8 për qind.

Në vitin 2021, sipas buxhetit të RMV-së, ka një rritje të lehtë të numrave si të gjyqësorit ashtu edhe të prokurorisë, por ende është larg shumave të garantuara me ligj që duhet të ndahen për të dyja fushat. Në fakt, kjo shihet nga Raporti i KE-së për RMV-në për vitin 2021, ku në pjesën për financimin e gjyqësorit (Cilësia e drejtësisë, f. 23/24), ndodhet edhe konstatimi i mëposhtëm:

“Sipas Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), buxheti i zbatuar i sistemit të drejtësisë për vitin 2020 është 40 milionë euro, gjegjësisht 19.5 euro për banor, që është më pak se shuma mesatare për Ballkanin Perëndimor prej 37.8 euro. Buxheti (buxheti për gjykatat, shërbimet në prokurorinë publike dhe ndihma juridike) është ulur me -8.3% nga viti 2019″.

Duke i shqyrtuar më hollësisht këto të dhëna, raporti ka krahasuar buxhetet për gjyqësorin dhe prokurorinë në vitin 2020 dhe 2021, si dhe parashikimet për vitin 2022. Në këtë artikull, do të sjellim të dhënat për buxhetin e Prokurorisë.

Prokuroria Publike, buxhetimi – kërkuan 19, morën 9 milionë euro!

Nëse shihet struktura e atij buxheti, do të shihet se pjesa më e madhe shkon për paga, ndërsa pjesa tjetër më e madhe është për shërbimet me kontratë. Kështu, pjesa kryesore e buxhetit, ose 394,5 milionë denarë ose 6,4 milionë euro ose rreth 70 për qind, Prokuroria Publike e shpenzon për paga dhe kompensime.

Në këtë pjesë të raportit, Prokuroria Publike paralajmëron se borxhet kryesore dalin nga detyrimet e papaguaraish Prokurorisë Speciale Publike, si dhe borxhet që dalin nga procedurat penale në rrjedhë (në nivel vjetor këto shpenzime janë rreth 150 milionë denarë ose rreth 2.4 milionë euro). Nga aty, Prokuroria Publike në raport adreson këtë konstatim dramatik:

“Nëse kësaj i shtohet fakti se çdo vit kjo mungesë fondesh rritet për shkak të borxhit të transferuar nga vitet e kaluara, duke u nisur nga sa më sipër, është më se e qartë se kryerja e funksionit të prokurorisë publike është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligje”.

Këto janë konkluzionet e përgjithshme të raportit të Metamorfozis “Ndjekja e procesit eurointegrues: Reformat në drejtësi”, për situatën aktuale në këtë fushë gjatë vitit 2021″

Për gjyqësorin dhe prokurorinë mbeten vërejtjet e mëposhtme:

Exit mobile version