RMV, tentoi t’i shmanget tatimit duke përvetësuar mbi 13 mijë euro, Policia e paditi 45 vjeçarin

Një subjekt juridik në Maqedoninë e Veriut ka tentuar t’i shmanget tatimit, ashtu që dyshohet se ka arritur të përvetësojë mbi 822 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit N.B. nga Strumica dhe kundër subjektit juridik me seli në Strumicë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “evazion fiskal”, sipas nenit 279 të Kodit Penal”, sqarojnë nga Policia.

Ai dyshohet në cilësinë e udhëheqësit të subjektit juridik, duke llogaritur që gjatë gjithë vitit 2020 nuk ka paguar 280 048 denarë për tatimin për të ardhurat personale, ndërsa më shumë se dy vjet nuk ka paguar 518 078 denarë për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button