Site icon PORTALB

Polonia ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Ukrainën

Polonia ka shprehur gatishmërinë e saj për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, foli në një konferencë të përbashkët për media në Kiev me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal, ku deklaroi se Polonia është e gatshme të mbështesë Ukrainën me energji, mbrojtje dhe ndihmë humanitare.

Morawiecki theksoi se një rezolutë që mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës u miratua më 27 janar në Poloni.

Kryeministri polak tha se vendi i tij do të sigurojë armë mbrojtëse për Kievin dhe theksoi rëndësinë e solidaritetit midis vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Ai shtoi se një Ukrainë e pavarur dhe demokratike është në interes të të gjitha vendeve evropiane.

Njoftimi vjen mes rritjes së tensioneve midis Kievit dhe Moskës.

Vendet perëndimore vlerësojnë e Rusia ka pozicionuar mbi 100 mijë trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

SHBA dhe aleatët e saj evropianë kanë paralajmëruar për një pushtim të mundshëm rus në mes të rritjes ushtarake.

Rusia mohon planifikimin e një pushtimit, duke pohuar se trupat e saj po marrin pjesë në stërvitje të rregullt.

E gjithë kjo vjen tetë vite pasi Rusia aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë së Ukrainës dhe nisi mbështetjen e saj për rebelët separatistë që veprojnë në Ukrainën lindore.

Exit mobile version