Site icon PORTALB

OBSh: Nuk ka prova se nënvarianti BA.2 është më i ashpër se varianti original omikron

Korona Virus, foto: Mufid Majnun, Unsplash.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha në një deklaratë që nënvarianti i Omicron BA.2 nuk shkakton simptoma të rënda. Sipas OBSH-së deri më tani nuk ka asnjë provë se nënvarianti është më i ashpër se varianti original, por të dhënat e organizatës tregojnë që BA.2 është më i transmetueshëm se BA.1 (varianti origjinal i Omicron).

“Duke parë vendet e tjera ku BA.2 po përhapet nuk po shohim ndonjë rritje më të madhe të shtrimit në spital sesa pritej,” tha ai, transmeton Tiranapost.

Boris Pavlin nga ekipi i OBSH-së për Covid-19 theksoi se vaksinat janë efekteve kundër BA.2.

“Vaksinimi është shumë mbrojtës kundër sëmundjeve të rënda, përfshirë edhe Omicron. BA.2 po zëvendëson me shpejtësi BA.1. Ndikimi i tij nuk ka gjasa të jetë thelbësor, megjithëse nevojiten më shumë të dhëna.”

Nënvarianti tashmë po bëhet dominant në Filipine, Nepal, Katar, Indi dhe Danimarkë tha Pavlin.

Exit mobile version