Site icon PORTALB

Ylli shqiptar Jon Ajdini, në konkurrencë për përfaqësim në Eurovizion (VIDEO)

Yon Idy

Yon Idy

Jon Ajdini, me emrin artistik Yon Idy, po garon për ta përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovision 2022. Kënga titullohet Dreams. Para pak ditësh u publikuan gjashtë këngët finaliste, të cilat u përzgjodhën në kuadër të jurisë kombëtare për këngë dhe përfaqësues në Eurovision 2022. Këtë vit RMV do të mund të votojë oline për përzgjedhjen e këngës e cila do ta përfaqësojë vendin tonë në Torino, shkruan Portalb.mk.

Yon Idy dje publikoi një video në “Tik Tok” duke na lënë ta kuptojmë se këngën e ka për ish të dashurën e tij. Në refrenin ai është në një ëndërr ku gjithçka është në rregull dhe lidhja po shkonte shumë bukur dhe në pjesën tjetër të këngës ai zgjohet dhe e kupton se gjërat janë ende në një vend të keq. 

“Të gjithë ëndërrojmë për një dashuri të përsosur dhe në refrenin e këngës Dreams flitet për një dashuri pikërisht të tillë – të përsosur, nga ëndrrat. Strofat pasqyrojnë çaste reale, konflikte dhe mosmarrëveshje të jetës sime private dhe na kthejnë në realitet dhe na e kujtojnë se për të qenë diçka kaq e përsosur, duhet vërtet të përpiqemi.” thotë Yon Idy.

Yon Idy është autor komplet i këngës Dreams, ndërsa në orkestrim i ndihmoi Angel Qosevi. Është mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të qenë përfaqësues potencial i Maqedonisë. Sipas tij, Eurovisioni është një ngjarje në të cilën shfaqen kulturat e ndryshme në mënyrën më të bukur, dhe kjo është muzika.

Të gjithë mund ta votojnë Jonin, duke klikuar te YON IDY – “DREAMS”, në celular, kompjuter, tablet, në fund të faqes (jo fotografinë) në linkun më poshtë.

https://evrovizija.mrt.com.mk/

Me stilin e tij të veçantë të interpretimit, Yon Idy duket si një muzikant i huaj i cili rastësisht është gjetur në skenën tonë. “Si nga Shkupi?!”, “Po kjo tingëllon botërore!”, “Mendoja se është ndonjë i huaj”, janë pjesë e reagimeve në portalet dhe rrjetet sociale, ndërsa “Botërore, por e jona” tashmë i është bërë emri i dytë gjatë paralajmërimit të këngëve të tija në stacionet e radiove, si dhe gjatë prezantimit të tij në portalet vendore.

Exit mobile version