Dyshohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, u privua nga liria 54 vjeçari nga Haraçina

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se sot rreth orës 11 e 40 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, privuan nga liria 54-vjeçarin A.D. nga Haraçina e Shkupit, për shkak të dyshimeve se së bashku me një person të mitur nga Shkupi me të cilin kishte mbajtur kontakte në rrjetet sociale, më datë 29-të të këtij muaji, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga Tetova, transmeton Portalb.mk.

“A.D. është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, të cilin dje mbrëma (30-janar)  në ora 19.00 në SPB Tetovë e ka denoncuar nëna 40-vjeçe e vajzës së mitur”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button