Site icon PORTALB

Gostivar, policia ka sanksionuar tre automjete udhëtarësh dhe pesë shkelje të tjera në trafik

Policia e RMV-së

Policia e RMV-së

Tre automjete udhëtarësh dhe 5 lloje të shkeljeve në trafik, kanë  sanksionuar sot zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Reparti për punë të brendshme Gostivar, pas kryerjes së një aksion-kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgonë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 2 automjete që nuk kanë kryer kontroll teknik dhe 1 mjet me mungesë të pajisjeve të nevojshme. Automjeteve – shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse, ndërsa një automjet është përjashtuar nga komunikacioni”, njoftuan nga MPB.

Përveç kësaj, gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 5 lloje të tjera të shkeljeve në trafik, për të cilat janë përgatitur parashtresat dhe të cilat do të përballen me gjoba të parashikuara me ligj.

Exit mobile version