Site icon PORTALB

Hiqen kufizimet për transaksione me kartelat bankare në Qipro

Banka Qendrore e Qipros ka hequr kufizimet për transaksionet me kartela debitore dhe kreditore

Banka Qendrore e Qipros ka hequr kufizimet për transaksionet me kartela debitore dhe kreditore

Banka Qendrore e Qipros njoftoi se hiqen kufizimet për transaksionet me kartela debitore dhe kreditore që kryhen në vend.

Banka njoftoi se ka një limit prej 5.000 eurosh për transaksionet me kartela kreditore dhe debitore jashtë vendit, por nuk ka kufizime të tilla për transaksionet e brendshme dhe transfertat financiare.
Bankat në Qipro dje për herë të parë i hapën dyert, pas pothuajse ndërprerjes dyjavore të punës.

Të hënën Qiproja arriti të marrë dhjetë miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), qëllimi i së cilës është që të mos lejohet rënia e sektorit bankar, i cili për një kohë të gjatë dominonte në ekonominë e këtij shteti ishull. /Portalb

Exit mobile version